Cila është kërkesa e minatorëve të Trepçës?

Minatorët e Trepçës i kundërshtojnë ofertat për pensionim të parakohshëm, duan pensione të rregulluara me ligj.
Dy oferta për pensionim të parakohshëm, minatorët e Trepçës po i shohin si trajtim jo të dinjitetshëm.
Ata kërkojnë që pensionet të rregullohen përmes një ligji të veçantë.
Minatorit Shahin Peci, i kanë mbetur edhe dy vite punë si minator, por ai shprehet që profesionin do ta ushtroj deri në fund, duke mos e mbështetur asnjërën prej ofertave, si marrjen e 60% të pagës apo shkëputjen e kontratës së punës duke i marrë 24 paga përnjëherë.
Sipas tij, prioritet së pari duhet të jetë ligji që i rregullon pensionet e tyre dhe përfitimet për kontributin e dhënë.
As Burhan Beqiri që për njëmbëdhjetë vjet radhazi punon në Minierën e Trepçës nuk e mbështet asnjërën prej ofertave.Beqiri thotë se këtë punë do e kryej edhe për shumë vite të tjera pasi asnjë prej ofertave, nuk e konsideron të dinjitetshëm minatorin.