Çdokush zgjedh mënyrën dhe vendin se si ta kurorëzojë dashurinë. Kështu ka vepruar edhe një çift nga Skënderaj.
Të veshur me uniformën e ushtrisë, Albini dhe Kosovarja kurorëzuan dashurinë e tyre te varret e Jasharëve.
Sipas tyre, ky është vendi i duhur për një ceremoni të tillë.
Pasi nuk e pranuan të bëhej pjesë e ushtrisë për shkak të mbulesës, të paktën uniformën Kosovarja e veshi në ditën më të rëndësishme të jetës së saj.