Ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore “Heronjtë të Kosovës” shtyhet për nesër

 

Ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjtë të Kosovës”, e cila ka qenë e planifikuar të mbahet sot, shtyhet për nesër për shkak të shpalljes së zisë shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë.

Në zbulimin e pllakës përkujtimore e cila do të mbahet me 27.07.2021 pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, përfshirë familjarë të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës.

 

Vendi ku bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore do të jetë objekti i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës – Prishtinë, (hapësira e jashtme para objektit).

Agjenda: (datë 27.07.2021)

Pjesëmarrja e personaliteteve të ftuara dhe mediave;

10:00 – Hapja e ceremonisë,

10:05 – Parakalimi i gardës dhe njësiteve policore,

10:15 – Zbulimi i pllakës përkujtimore,

10:20 – Fjalimet,

10:45 – Vendosja e kurorave,

11:00 – Përfundimi.

Pjesëmarrja e qytetarëve dhe mediave;

12:00 –  Porta e hapur ( vizitë e qytetarëve),

15:00 –  Përfundimi i vizitës së qytetarëve.

Ftojmë mediat të marrin pjesë duke respektuar masat për parandalimin e pandemisë Covid-19, si dhe qytetarët që shprehin dëshirë për vizitë, ku koha e caktuar për qytetarë sipas agjendës do të jetë (ora 12:00-15:00).

 

\RTV-Okarina\