Ceremonia e varrimit të Albrightit, Osmani dhe Kurti udhëtojnë për në SHBA

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot do të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Atje të dy, me ftesë të familjes Albright, do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares amerikane, Madeleine, e cila ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare më 23 mars.

Përveç pjesëmarrjes në këtë ceremoni, në kuadër të kësaj vizite në SHBA, Osmani dhe Kurti kanë paraparë edhe disa takime të tjera.