Çeku ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,  Philip Kosnett.

Ambasadori Kosnett uroi ministrin Çeku për pozitën e re duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në punët dhe detyrat që e presin në këtë post. Kosnett shtjelloi rëndësinë që kanë fushat të cilat i mbulon kjo ministri, sidomos në funksion të promovimit të shtetit më të ri evropian.

 

 

Çeku falënderoi ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e vazhdueshme që ky shtet i jep Kosovës, duke përmendur fusha të caktuara ku Ambasada e SHBA-ve në Kosovë mund të ofrojë përkrahje të fuqishme me projekte e programe të ndryshme.

\RTV-Okarina\