Buzhala kritikon Osmanin pse ‘e fshehu’ operacionin në Turqi: Thaçi na pat tregu kur u bo operacion në Prishtinë

Buzhala kritikon Osmanin pse ‘e fshehu’ operacionin në Turqi: Thaçi na pat tregu kur u bo operacion në Prishtinë

Gazetari Berat Buzhala, ka kritikuar presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, për mostransparencë pasi në mediat turke u raportua se ka kryer një ndërhyrje kirurgjike, shkruaan Gazeta Metro.


Buzhala, përmes një postimi në Facebook tha se presidenti duhet të informoj qytetarët kur hyn në një operacion.

Tutje ai shtoi se obesiteti është sëmundje që duhet shëruar, dhe mirë që presidentja ka trajtuar këtë problem.

Ai përmendi rastin kur ish presidenti Hashim Thaçi ishte bërë operacion në Prishtinë, dhe për këtë ishin informuar qytetarët.

”Si cdo kund ne bote, ne vende te lira dhe demokratike, publiku duhet te informohet kur Presidenti futet ne operacion. Dhe shume pyetje te tjera qe presin pergjigje.
Obesiteti eshte semundje qe duhet me u sheru, prandaj shume mire qe Presidentja e ka trajtu kete problem. Vetem se duhet me tregu.
Nese nuk gaboj Thaci u pat bo operacion ne Prishtine edhe pat tregu”, shkroi Buzhala.

Mediat turke kanë shkruar rreth ndërhyrjes kirurgjike që ka kryer Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në shtetin e Turqisë, konkretisht në Antalia. Operacion ky që kishte të bënte me largimin e kilogramëve të tepërt përmes një metode të sofistikuar. Ndërsa raportohet se Osmani ka qëndruar në një hotel me 5 yje para dhe pas ndërhyrjes kirurgjike, përcjellë Gazeta Metro.

Paraqitjet e fundit të presidentja Osmani mund ta shihni në formë pas një transformim total krahasuar me disa muaj më parë, e cila si duket vuante prej kohësh nga kilogramët e tepërt. Por këtë problem nuk do ta ketë nga tash e tutje./gazetametro.net