Bullgaria heq veton, Rama: Tani BE-ja duhet të veprojë shpejt

Bullgaria heq veton, Rama: Tani BE-ja duhet të veprojë shpejt
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas lajmit se Kuvendi i Bullgarisë ka miratuar propozimin francez për tejkalimin e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes, dhe heqjen e vetos për Maqedoninë dhe hap rrugën për fillimin e bisedimeve edhe me Shqipërinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka falënderuar ish-kryeministrin e Bullgarisë tashmë në opozitë, Boyko Borissov për kontrubutin e tij në zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të veprojë shpejt.

Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e vetos në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtuan fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE-ja duhet të veprojë shpejt!”, ka thënë Rama në Twitter.