Numri i të punësuarve me gjysmë orari është rritur në tre muajt para tetorit, pasi kishte rënë ndjeshëm gjatë kohës së pandemisë në Britaninë e Madhe.
Kjo e ka ulur nivelin e papunësisë për grupmoshat 16-24 vjeç, të cilët gjithashtu ishin goditur rëndë nga pandemia, raporton BBC..
Kjo bëri që norma e përgjithshme e papunësisë të binte në 4.2%, thuhet sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS).
Vendet e lira të punës po vazhdojnë të rriten, duke arritur një nivel të ri prej 1.22 milionë mes muajve shtator dhe nëntor.
“Derisa vendet e lira të punës vazhdojnë në nivele rekord, numri nuk po rritet aq shpejt sa në fillim të këtij viti”, tha Darren Morgan nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).
Sipas kësaj zyre, punëdhënësit në Mbretërinë e Bashkuar shtuan staf prej 257 mijë personave në listat e tyre të pagave për muajin nëntor, pavarësisht përfundimit të skemës së pushimit.
Numri i njerëzve në listat e pagave tani është mbi nivelet para pandemisë në të gjithë vendin, tha ai.
\RTV-Okarina\