Brenda pak ditësh Komuna e Skenderajt shpallë thirrjen publiken për mbështetje të OJQ-ve

Në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit në mes të komunës së Skenderajt dhe UNDP-së mbi programin rajonal për demokraci lokale ReLOaD 2, është mbajtur diskutimi publik me organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarë.
Në këtë takim të organizuar nga drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm, Besarta Meha-Ademi, dhe përfaqësues të UNDP-së u diskutuan prioritetet e komunës të dala nga dokumentet strategjike mbi të cilat shumë shpejt pritet të hapet thirrja e parë publike.
Pas përfundimit të diskutimit publik, kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura takoi ekipin e ReLOaD 2 dhe shprehu falënderimet për angazhimin dhe kontributin.
Gjithashtu, menaxherja e ReLOaD 2, Vlora Elshani, përgëzoi kryetarin duke i ndarë edhe mirënjohje.