Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar për katër raste të ndryshe të dhunës në familje.
Dy raste janë në Suharekë dhe nga një rast janë në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës
Suharekë, 27.02.2021-13:00 – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj babait të tij mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.
Suharekë 27.02.2021 23:00 – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes të tij femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, pas intervistimit në prezencën e djalit te tyre, në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Prishtinë, 26.02.2021-23:35 – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kërcënuar përmes SMS-ve nga ish gruaja e tij e dyshuara femër kosovare pasi që të njëjtit janë në proces të divorcit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Lagjja 28, Fushë Kosovë, 27.02.2021-09:00 – Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar kishte përdorur dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar ,rasti shkon në procedurë të rregullt.