Për marrjen e detyrës së kryeministrit, Albin Kurtin e ka uruar edhe shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell.
Borrell përveq urimit, Kurtit ia përmendi edhe procesin e dialogut.
Ai ka thënë se për rrugën evropiane të Kosovës, dialogu ka një rëndësi kruciale.
“Urime kryeministrit të ri të Kosovës Albin Kurti. Presim të punojmë së bashku për ta sjellë dialogun Beograd-Prishtinë në një mbyllje të suksesshme. Kjo është thelbësore për rrugën evropiane. BE-ja mbështet plotësisht agjendën e reformave dhe trajtimin e # COVID19”.
/RTV-Okarina/