Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar pas vendosjes së sanksioneve ndaj Zvonko Veselinoviqit e Milan Radojiçiqit, si dhe anëtarëve të grupit të tyre, nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së.
Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione ndaj 16 individëve dhe 24 subjekteve të lidhura me aktivitetet e krimit të organizuar transnacional në Evropë dhe hemisferën perëndimore.
Blinken tha se këto sanksione shënjestrojnë autorët e korrupsionit “në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 13818, i cili bazohet në Aktin Global të Përgjegjshmërisë për të Drejtat e Njeriut, i njohur si Akti Magnitsky”.
Në një reagim të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, thuhet se krimi i organizuar transnacional është destabilizues “me këto grupe që shpesh bashkëpunojnë me zyrtarë publikë për të mbrojtur veten nga ndjekja penale dhe përgjegjësia”.
“Organizatat kriminale transnacionale operojnë gjithashtu përtej kufijve, duke minuar sistemin financiar ndërkombëtar dhe duke komplikuar përpjekjet e zbatimit të ligjit për të prishur dhe çmontuar krimin transnacional në nivel global”, thuhet tutje në reagim.rtvokarina.