Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi në një postim në facebook ka shkruar për idenë e futjes së shërbimit ushtarak për qytetarët e Kosovës.
“Në 20 vitet e fundit në Kosovë janë rritur gjenerata të tëra të cilave u mungon totalisht edhe edukimi ma elementar mbi çështjet e ushtrisë, luftës dhe rreziqet me të cilat mund të përballemi në të ardhmen, ndërsa kulti i luftës çlirimtare ka ardhur vazhdimisht duke u zbehur, shto kësaj edhe propagandën konstante që është bërë kundër UÇK-së dhe sulmet mbi narracionin kombëtarist nga pacifistët kokëbosh që mendojnë se kemi hyrë në paqën e përjetshme”, ka shkruar ai.
\RTV-Okarina\