Zv/kryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi ka folur për takimet e zhvilluara në Bruksel në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se në këto takime, tema e vetme ishin të pagjeturit.
Bislimi ka bëre me dije se ka kërkuar të intensifikohen përpjekjet për gjetjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.
Postimi i plotë i Bislimit:
Familjet kanë nevojë të dijnë fatin e familjarëve të tyre sa më parë. Ky është mesazhi që kemi përçuar në këto bisedime me Serbinë, ku tema e vetme ishin të pagjeturit. Kemi kërkuar të intensifikohen përpjekjet për gjetjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.
\RTV-Okarina\