Bislimi pret në takim përfaqësues nga Klubi i Prodhuesve, diskutohet gjendja e ekonomisë

 

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha, sot pati një takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, takim në të cilin diskutuan për gjendjen e ekonomisë në vend dhe masat e reja antiCovid-19. Në këtë takim u diskutua më shumë për sektorin e prodhimit, dhe potencialin e tij përgjatë këtij viti.

Pëveç kësaj, Klubi i Prodhuesve e informoi zëvendëskryeministrin Bislimi edhe për pikësynimet e programit dhe aktiviteteve të cilat planifikon që ti zhvillojë ky Klub, fokusi i të cilit do të jetë trajnimi dhe rritja e eksporteve për produktet “Made in Kosova.”

 

 

Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen, dhe ky bashkëpunim të thellohet në projekte konkrete të cilat do të kontribuonin për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të prodhimit.

 

/RTV-Okarina/