Bislimi zbulon se në takimin e fundit Kosovë-Serbi u diskutua për asociacionin, tregon si iu përgjigj delegacionit serb.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka folur gjerë e gjatë në detaje për takimet që ka pasur me palën serbe në Bruskel,
Në një shkrim në Facebook, Bislimi ka shkruar se “në Bruksel kemi pasur fillimisht takime të ndara Kosovë-BE dhe Serbi-BE. Takimi Kosovë-BE është mbajtur ditën e martë dhe ka zgjatur 6 orë e gjysmë, plus 1 orë e 20 minuta dy takime tet-a-tet mes meje dhe z. Lajçak. Në këtë takim mes tjerash kemi identifikuar 11 marrëveshje në të cilat Serbia nuk i ka përmbushur detyrimet e saja. Me asnjë fjali të vetme nuk është përmendur asociacioni. E vetmja çështje ku qëndrimi ynë dhe i BE nuk ka qenë i njëjtë kishte të bënte me tabelat KS.”