Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi gjatë raportimit në Komisionin për Integrim Evropiane foli edhe për çështjen e largimi të mjekëve nga Kosova, duke thënë se nuk është faji për këtë vetëm te rrogat.
Ai tha se një gjë e tillë ndodh edhe në Gjermani, derisa shtoi se mobiliteti është vlerë e Bashkimit Evropian.
“Kanë ikë mjekët në Kosovë, kanë me ikë gjithmonë. Po a e di pse shkojnë mjekët në Gjermani? Jo pse është rritë popullsia e Gjermanisë, po pse mjekët gjermanë ikin prej Gjermanisë e tani lind nevojë për fuqi punëtore nga vendet tjera. Politika kryesore të BE janë për me rritë mobilitetin. Projektligji i ri s’ka me bo rrogën 6 mijë euro që me thanë s’kanë me shku më”, tha Bislimi gjatë raportimit në Komision.
I pyetur se a do t’u rritet paga mjekëve dhe t’u bëhet më “e dinjitetshme”, Bislimi tha se nuk caktohet paga në bazë të dëshirës, por sipas mundësisë.