Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka shkruar për vdekjen e ish-sekretares së Shtetit, Madeliene Albright, duke kujtuar udhëtimin e fundit që ata të dy kishin bërë së bashku – në përvjetorin e çlirimit të Kosovës.
“Pothuajse tre vjet më parë, ne bëmë udhëtimin e fundit së bashku për të festuar përvjetorin e çlirimin e Kosovës, kur ata i dedikuan një statujë në qendër të Prishtinës. Ajo kishte një ditë shumë të lumtur atë ditë, që e meritonte”, ka shkruar Clinton në telegramin e ngushëllimit.
“Ajo e dinte se vendimet politike të Amerikës kishin fuqinë të bëjnë një ndryshim në jetën e njerëzve në mbarë botën, ajo e shihte punën e saj si një obligim dhe mundësi. Dhe ajo e bëri këtë për të arritur paqe, siguri, dhe prosperitet: duke e ndalur spastrimin etnik në Bosnjë dhe Kosovë: dhe duke mbështetur zgjerimin e NATO-s në Evropën Qendrore”, thuhet më tej në shkrimin e ish-presidentit.
“Hillary dhe unë gjithmonë do të jemi thellësisht mirënjohës për shoqërinë e mrekullueshme dhe këshillat të pagabueshme që ajo na dha gjatë këtyre viteve”.
Clinton dhe Albright ishin vendimtarë në ndërhyrjen e NATO-s në luftën në Kosovë, kur Serbia po bënte spastrim etnik ndaj popullatës shqiptare.
My statement on the passing of Madeleine Albright—one of the finest Secretaries of State, an outstanding UN Ambassador, a brilliant professor, and an extraordinary human being. pic.twitter.com/50QXFhzGit
— Bill Clinton (@BillClinton) March 23, 2022