Pasi eliminoi Barcelonën, Atletiv Bilbao arrin të bëjë të njëjtën gjë dhe me Real Madrid në Kupën e Mbretit.
Goli i Berenguer në minutën e 89’ i mjaftoi baskëve për të arritur gjysmë-finalen përballë “galaktikëve” të Real Madrid.
Bilbao u tregua shumë më kërkuese se ekipi i Ançelotit, duke dhuruar një lojë të bukur dhe kjo u shpërblye në minutat e fundit të ndeshjes.
Kjo vjen si një hakmarrje për atë përballje në finalen e Superkupës së Spanjës, ku Reali doli triumfues./rtvokarina/