Bilal Sherifi: Grevistë me Kurtin takohuni para kamerave, ua ndërron fjalët

Sekretari i Nismës, Bilal Sherifi, ka dhënë një këshill për grevistët rreth takimeve me kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka ftuar ata që takimet me të parin e qeverisë t’i mbajnë të hapura dhe para kamerave, duke thënë se në takime të mbyllura Kurti ua ndërron fjalët.

Sipas tij, ai këtë e bënë që të doket i miri para publikut.

Postimi i plotë:

I MIRI” DHE “TË KËQINJTË”!

Një këshillë për të gjithë përfaqësuesit e grupeve të ndryshme të shoqërisë, sindikatat, partitë politike, OJQ-të etj: Takimet me Albin Kurtin duhet t’i bëni të hapura, jo të mbyllura dhe assesi në zyret e tij, por para kamerave televizive, sepse Albin Kurti ua ndërron fjalët, ua shton fjalët, ua nxjerr nga konteksti në të cilin i keni thënë dhe i vendos në një kontekst tjetër, me qëllim që në sy të publikut ai të shihet si “i miri”, ndërsa të gjithë të tjerët si “të këqinj”!

E neveritshme!