Agjërimi i muajit të Ramazanit është obligim për besimtarët musliman dhe në Kosovë një pjesë e madhe e muslimanëve e agjërojnë Ramazanin.
Atmosfera e Ramazanit tashmë ndjehet në seciln qytet dhe qytetarët janë tashmë në pritje të fillimit të muajit të Shenjtë.
Bashkësia Islame e Kosovës, përmes një komunikate zyrtare njofton se Dita e parë e muajit të madhërishëm të Ramazanit do të fillojë të shtunën me datë 2.4.2022.
Ky është postimi i plotë i BIK-ut:
“#Ramazani2022
NJOFTIM PËR OPINION
Agjërimi i Ramazanit fillon më 2 prill 2022
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i madhëruar i Ramazanit fillon ditën e shtunë më 2 prill 2022.
Me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me njëri tjetrin.
Me fat Muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar!”