Bie numri i të burgosurve në burgjet e Kosovës


Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaqi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se aktualisht ka 1 430 të burgosur po vuajnë dënimin në burgjet në vend. Sipas tij, në krahasim me vitin e kaluar numri ka rënë deri në 300 persona.

Tutje, ai tha se viteve të fundit është rritur numri i të burgosurve dhe paraburgosurve ndërkombëtar të cilët vijnë nga Azia.

Thaqi theksoi se situata në burgjet e Kosovës është duke u menaxhuar me sukses.

“Aktualisht kemi 1 430 të burgosur në krahasim me vitin e kaluar, ku ka rënie diku 200 deri në 300. Për shkak të probleme të kaluara që ka pasur shërbimi korrektues me kapacitet apo shtretërit. Tash kemi një kapacitet të mjaftueshëm konform nevojave të numrit të popullatës në nivel të Kosovës. Ne duhet të kemi parasysh edhe faktin që viteve të fundit është rritur edhe numri i të burgosurve dhe paraburgosurve ndërkombëtar të cilët vijnë kryesisht nga Azia. Prandaj vlerësoj që Kosova duhet të ketë kapacitet edhe t’i mbajë të gatshëm për çdo situatë. Deri tash kemi arritur mjaft suksesshëm ta menaxhojë situatën”.

“Deri më tani është bërë një punë e shkëlqyeshme prej stafit tonë të cilët kanë respektuar të gjitha rregullat anti-Covid. Duke pasur parasysh asistencën dhe departamenti shëndetësor i burgjeve në kuadër të ministrisë së Shëndetësisë ne kemi arritur që deri në këtë nivel të jemi një shembull në krahasim me institucionet e tjera në nivel të Kosovës. Gjithashtu do të jemi shembull në krahasim me agjencionet apo shërbimit korrektues në nivel rajonal apo në nivel global. Kështu që ne mburremi me menaxhimin që kemi pasur deri më tash”.

Sipas tij, Shërbimi Korrektues ka bashkëpunim me shtetet e rajonit si, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë, ndërsa me Serbia nuk ka shprehur interesim të bashkëpunojë.

“Shërbimi korrektues është anëtar me drejtë të plotë me ICPA ose Internacional Corrections and Prisons Association dhe kemi bashkëpunim të plotë me ta. Tashmë kemi edhe konferenca online ku ne bashkëbisedojmë dhe shkëmbejmë projektet tona. Kemi bashkëpunim me shtetin në rajon më Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Me Serbinë nuk kemi pasur deri më tani bashkëpunim”.

Thaqi shtoi se fokusi kryesor i Shërbimit Korrektues është që kontrabandimi të luftohet nëpër burgje.

Sipas Thaqit gjithë qëllimi është që të ndalohet virusi brenda burgjeve.

“Kontrambandimi është fenomen global. Fokus kryesor është në nivel global për çdo shtet apo shërbim korrektues apo në burg kontrabandimi është pika kryesore ku më së shumti luftohet. Ne kemi arritur ta menaxhojmë mjaft mirë pasi që shërbimi korrektues veç ka themeluar vitin e kaluar një pilot projekt për njësinë e inteligjencës kështu që ne kemi informacion rreth zhvillimit të kontrabandës”.

“Gjithashtu kemi bashkëpunim shumë të mirë me policinë e Kosovës. Në për momentin marrim veprime konform situatës në teren. Në bazë të statistikave që marrim nga instituti i shëndetit kombëtar ne edhe marrim veprimet tona konkrete. Gjithë qëllimi është ta ndalojmë që virusi të futet brenda burgjeve. Aktualisht i kemi të ndaluar vizitat, por besoj që nëse ky trend do të zvogëlohet atëherë do të lejohen vizitat e familjarëve në burgje”.

Ai tha se buxheti është sfidë për vitin 2021 pasi që pandemia ka shkaktuar probleme në nivel qeveritar dhe në këtë mënyrë rëniet kanë qenë të mëdha.

“Fatkeqësisht buxheti është sfidë për vitin 2021 pasi që pandemia ka shkaktuar mjaft probleme në nivel qeveritar për buxhetin. Ne kemi rënie të buxhetit pasi që buxheti i planifikuar është shkoqitur në disa pjesë për nevoja të tjera ekonomike që ka paraparë Qeveria”.

“Në prizëm e investimeve kapitale ne kemi rënie të këtij viti. Fokusi jonë do të jetë kryesisht donacionet dhe do të shohim çka mund të arrijmë të implementojmë projektet tona kapitale përmes donacioneve të ndryshme. Në periudhën e dytë të vitit 2021 ndoshta do të përfitojmë ndonjë fond shtesë të investimeve kapitale me qeverinë