Një fëmijë ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka rënë nga rimorkio e një motokultivatori.
Aksidenti sipas policisë ka ndodhur në fshatin Caparc të Prizrenit.
Sipas policies, aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së drejtuesit të motokultivatorit i cili në rimorikio kishte disa fëmijë.
“Gjatë rrugës në një kthesë të lehtë derisa kishte filluar kthimi, një prej fëmijëve ishte i ngritur në këmbë dhe në një moment bien nga rimorkioja e galdonit dhe si pasojë e saj pëson lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Fëmijës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.
/RTV-Okarina/