Bie nga lartësia një 39 vjeçar në Prishtinë, ishte duke punuar

Një person i moshës 39-vjeçare është lënduar sot pasi ra nga lartësia teksa ishte duke punuar në një ndërtesë në lagjen “Mati” në Prishtinë.Sipas policisë ai është duke marr trajtim mjekësor në QKUK.

Lidhur me këtë ngjarje me rekomandim të prokurorit të shtetit është intervistuar një person i dyshuar si dhe është iniciuar rasti “Punime të kundërligjshme” .

Njoftimi i plotë:

Lëndohet një person derisa ishte duke punuar

Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën se në lagjen Mati në Prishtinë, një person derisa ishte duke punuar, ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime trupore.

Personi i lënduar, L.Rr. mashkull ,39 vjeç, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Lidhur me këtë ngjarje me rekomandim të prokurorit të shtetit është intervistuar një person i dyshuar si dhe është iniciuar rasti “Punime të kundërligjshme”.

Rasti po hetohet nga hetuesit e stacionit policor Jugu, në Prishtinë, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/229891786017754