Mediumi serb “Informer” ka publikuar një artikull sot, ku ka treguar se Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden i ka dërguar një letër Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Këtë letër e dërgoi me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë.
Në këtë letër, sipas mediumit serb, Joe Biden ka folur në një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të thotë me njohje në fund, trameton Indeksonline.
Biden po ashtu shkroi se ShBA do të mbështet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrdhënieve mes Kosovës e Serbisë.