Biden bisedon me homologun e tij kinez Xi Jinping, biseda e parë në shtatë muaj

 

Presidenti kinez Xi Jinping ka folur me homologun e tij amerikan Joe Biden, biseda e tyre e parë në shtatë muaj.

Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë tha se të dy udhëheqësit kishin “diskutuar mbi përgjegjësinë e të dy vendeve për të siguruar që konkurrenca të mos kthehet në konflikt”.

Kjo është vetëm thirrja e dytë mes tyre që kur Presidenti Biden mori detyrën.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë kanë qenë të tensionuara, për shkak të përplasjeve për çështje si tregtia, spiunazhi dhe pandemia, shkruan BBC.

 

 

“Të dy udhëheqësit patën një diskutim strategjik ku folën për fushat ku interesat tona konvergjojnë dhe fushat ku interesat, vlerat dhe perspektivat tona ndryshojnë”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

“Ky diskutim, siç e bëri të qartë Presidenti Biden, ishte pjesë e përpjekjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për të menaxhuar me përgjegjësi konkurrencën midis Shteteve të Bashkuara dhe PRC”.

 

\RTV-Okarina\