Besnik Tahiri emërohet ministër në detyrë i Punëve të Jashtme

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka emëruar ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zv. Kryeministrin e parë, Besnik Tahiri.

Ky emërim vjen pas dorëheqjes së ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

 

 

Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë dorëheqje sot nga pozita e kryediplomates dhe të gjitha pozitat në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Përmes një shkrimi në “Facebook”, ajo ka shprehur pakënaqësi për disa nga kolegët e partisë, duke thënë se ata e bëjnë AAK-në e bëjnë parti të pareformueshme, dhe kryetarin Haradinaj të izoluar.

/RTV-Okarina/