Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë aktuale, duke thënë se kjo Qeveri nuk po merret me detyrat prioritetare për vendin dhe qytetarët.
Tahiri tutje në konferencën e sotme për media deklaroi, që Qeveria Kurti ka zhurmë të madhe, por punë aspak.
”Sot janë bërë dy muaj që kur kanë përfunduar zgjedhjet. Dhe Qeveria Kurti është duke qeverisur pa program”.
”Po e shohim që kjo qeveri është e pushtetit dhe jo e shtetit. Kjo qeveri po shihet se e ka zhurmën shumë të madhe e punët kërkah. Zhurmën si tupan, e punët askund”.
”Njëkohësisht po shohim se po ka kohë të shkojë në fushata në Shqipëri, vendin ta mshel dhe mos të merret me detyrat prioritare dhe të qeveris me një program transparent i cili është në mbikëqyrje të Kuvendit”.
/RTV-Okarina/