Drenica ka mposhtur me rezultat minimal 1-0 Llapin në kuadër të xhiros së 33-të në BKT Superligë.
Duelin e dy Tahirëve e fitoi trajneri i Drenicës Tahir Lushtaku kundër atij të Llapit Tahir Batatina.
Në pjesën e parë nuk kishte shumë raste, ku rastin më të mirë e kishte Armend Abazi që goditi transverzalen.
Minutave të fundit të pjesës së parë referi Genc Nuza i përjashtoi nga tribunat tifozët ultras të Drenicës pasi këta të fundit hudhën shumë mjete piroteknike.
Me rezultat 0-0 përfundoi pjesa e parë.
Edhe pjesa e dytë ishte një lojë me shumë kalkulime dhe ku rastet munguan për gol, por golin e gjeti Besfort Dervishaj i cili shēnoi dhe i dha Drenicës tre pikë të arta në luftën për t’i ikur pozitës së 8 që dërgon në barazh.
Tani Drenica ka 43 pikë në pozitën e 8-të, po aq sa dhe Malisheva e vendit të 7-të dhe këto dy skuadra do të përballen në xhiron e ardhshme e cila do të jetë si një ndeshje finale për të dy skuadrat.
Lajm i mirë për kuqezinjët është rikthimi i Kreshnik Ukes nga lendimi dhe pritet të jetë i gatshëm që nga minuta e parë kundër Malishevës.