Besarta Hamëz Jashari në darkë me pasardhësit e familjës

Në një postim në profilin e saj në facebook, Besarta Hamëz Jashari ka publikuar një foto më pasardhësit e familjës, duke drekuar në natën e fundëvitit.

“Nuk përshkruhet ndryshe, momenti i darkës së fundvitit në familjen time në Prekaz. Sidomos pas një viti të mundimshëm për mbarë globin” shkroi ajo

Gjithashtu ajo uroi nga Oda e Familjes Jashari, çdo të mirë për kombin tonë. Dhe uroi  dashuri e bashkim mes kombit tonë dhe shëndet e paqe në familjet tona.

Për më shumë shikoni postimin e plotë:

E LUMTUR

Nuk përshkruhet ndryshe, momenti i darkës së fundvitit në familjen time në Prekaz. Sidomos pas një viti të mundimshëm për mbarë globin.

REFLEKSION

Ademi i ri dhe Besimi i ri, qëndrojnë anash por na ruajnë sikur Bali Adem e vëllau Besimi që ishin bashkë atëherë dhe u bën mburojë e familjes tonë…

Në krahun e majtë kam Igballin e ri dhe Hamzën e ri, me japin shpresë e forcë sikur Babushi, që atëherë këndonte e Igballi e përcjellte…

Në krahun e djathtë kam Shabanin e ri, që të gjithë jemi krenarë me të, si dikur edhe sot me babën Shaban që ishte burimi i atëdhedashurisë për të gjithë.

POROSI

Nga Oda e Familjes Jashari, uroj çdo të mirë për kombin tonë. Uroj dashuri e bashkim mes kombit tonë dhe shëndet e paqe në familjet tona.

E juaja,

Besarta Hamëz Jashari

 

/RTV-OKARINA