Kompania “Besa Trans” ka shprehur ngushëllime për të gjitha viktimat e aksidentit që ka ndodhur dje në Bullgari.
Në një njoftim për media nga kjo kompani turistike janë sqaruar se për disa video që kanë qarkulluar ku thuhej se janë të personave që kanë qenë në aksidentin e djeshëm.
“Ju shprehim ngushëllime të gjithë familjarëve të të ndjerëve në aksidentin tragjik i cili ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit, të lënduarve ju dëshirojmë shërim të shpejtë”.
“Nuk kemi fjalë dhe as që kemi besuar që edhe në këto raste, bazë e mediave do të jetë dezinformimi, si shkak i shpërndarjes së disa videove nga një hotel në të cilin kanë qëndruar një pjesë e udhëtarëve tanë, autobusët të cilët shfaqen në ato video asnjëri nuk ka qenë ata në të cilët janë gjendur viktimat e aksidentit tragjik”.
” I lusim të gjitha mediat që t’i vërtetojnë lajmet dhe më pastaj t’i shpërndajnë ato, e jo të përfitojnë nga rasti tragjik, njëjtë edhe ne duke mos pasur informacione zyrtare, nuk kemi marrë asnjë hap për njoftim të opinionit, në mënyrë që sa më shumë t’iu largohemi dezinformatave”, thuhet në njoftim.
\RTV-Okarina\