Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, pas darkës tradicionale në Bruksel me udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se atmosfera ishte fer dhe se nuk kishte provokime.
Brnabiq tutje tha se nuk ka shkëmbyer asnjë fjali të vetme me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, por që të dy kanë marrë pjesë së bashku në darkë.
“Nuk kemi shkëmbyer asnjë fjali të vetme në mënyrë të drejtpërdrejtë, por kemi marrë pjesë së bashku dhe atmosfera ishte korrekte, nuk kishte provokime”, tha Brnabiq, raporton Tanjug.
E pyetur nëse është folur për “non-papers” gjatë darkës, Brnabiq ka pohuar se është folur për këtë çështje por jo në detaje.
Ajo tha se kjo u përmend vetëm si një gjë që mund të lëkundë stabilitetin rajonal të fituar me vështirësi.
\RTV-Okarina\