Berisha: Republika e Kosovës ka zhvilluar kapacitete profesionale për parandalimin e sulmeve kibernetike

 

Sot, Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike ka mbajtur takim lidhur me sulmet e fundit në Kosovë, ku Koordinatori Nacional, Zafir Berisha doli me një njoftim.
Ai tha se pas këtyre diskutimeve u vlerësua se Kosova ka zhvilluar kapacitete profesionale për parandalimin e sulmeve kibernetike.

Njoftimi i plotë:

“Nga pozita e Koordinatorit Nacional për Siguri Kibernetike dhe si zëvendësministër në detyrë i MPB, sot në Këshillë diskutuam për gjendjen e sigurisë kibernetike në Republikën e Kosovës, pas raportimeve të fundit për sulme kibernetike.

 

 

Pas diskutimeve të zhvilluara ndërmjet anëtarëve të Këshillit, u vlerësua se përkundër sfidave në parandalimin e sulmeve kibernetike, Republika e Kosovës ka zhvilluar kapacitete profesionale për parandalimin e sulmeve kibernetike.

Legjistatura e dalur nga zgjedhjet e fundit pres që ta ketë prioritet të prioriteteve ligjin për siguri kibernetike si dhe të miratoj me urgjenc Strategjin për Siguri Kibernetike dhe Planin e Veprimit 2021-2025 me iden që të fuqizohen edhe më shumë institucionet e siguris në këtë fushë!”

/RTV-Okarina/