Berisha i përgjigjet Bashës: Më 11 dhjetor PD ngrihet fuqishëm

 

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në median sociale Facebook ndaj drejtuesit aktual të selisë blu, Lulzim Basha, mbi një përjashtim të mundshëm të tij pas 11 dhjetorit, datë kjo kur Berisha pretendon se do të mbledhë Kuvendin Kombëtar Demokrat.

Sipas Berishës, 11 dhjetori, do të jetë data e ringritjes së PD-së, më e fuqishme se kurrë dhe të përjashtuar prej saj, nuk janë as Basha e as Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Në status, Berisha i referohet kryeministrit di Rama, si meduzë, duke nënkuptuar se ai e ka ngrirë në vend Bashën dhe po e përdor.

“Unë tani po merrem më fuqishëm se kurrë në jetën time politike me botën e krimit”, shkruan Berisha. Këtu, ai i përgjigjet akuzave të mëparshme të Bashës, se kundërshtarët e 25 prillit, mes të cilëve edhe kriminelë, Berisha i ka në foltoret e tija.

“Askush nuk është marrë më shumë se unë me kreun e meduzës dhe ushtarët e tij. Por tani përqendrimi im është total në organizatën me kriminale në Shqipëri, Ballkan dhe Evropë që ka goditur pluralizmin politik dhe ky klan është klani Rama dhe ‘peng-Basha’. Ky i fundit gabon, se po të hyj pastaj me ushtarë e nxjerr me këpucë të kuqe”, vijon ai.

Ndër të tjera, ish-kryeministri shton se ai po merret me “bajlozët e krimit monstruoz politik”.

“A ka krim më të shëmtuar sesa te zëvendësosh pluralizmin politik me pseudo pluralizmin apo fasadë pluralizmin?”, shtron pyetjen ai. Dhe përgjigjet po vetë: Uragani foltore shkatërroi projektin e tyre të shëmtuar.

Kuvendin e thirrur nga Basha më 18 dhjetor, ai e quajti si antimiting dhe ngjarje e turpshme. Ndërsa mbi Kuvendin e thirrur prej tij më 11 dhjetor, ai theksoi se ftesa për anëtarët pro-Bashës, është e hapur.

 

\RTV-Okarina\