Beqir Veliu: I emocionuar që nga trualli i Hasan Prishtinës, bashkë më “Çelikun”, po e shpalos kandidaturën time për deputet

(Artikull i sponzoruar)


Beqir Veliu, kandidat në radhët e partisë Nisma Socialdemokrate, shpalos kandidaturën e tij si kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ai deklaroi që siç ishte zëri përfaqësues i të gjithë qytetarëve pa dallim në Asamblenë Komunale, po njësoj do të jetë zëri i të gjithë qytetarëve edhe në Kuvendin e Kosovës.

Veliu, tutje theksoi të gjitha problemet me të cilat po ballafsqohet vendi ynë, e me theks të veçantë luftën speciale për ruajtjen e vlerave kombëtare, me ç’rast po rrezikohet liria dhe paqja të cilën e fituam me gjak, djersë dhe mund.

Si fund, Veliu premtoi që do bëjnë me të mirën për të mirën e të gjithëve dhe do ruajnë me çdo kusht luftën dhe vlerat kombëtare.

Kjo është deklarata e plotë e Veliut:

“Isha shumë i emocionuar që nga trualli i Hasan Prishtinës, pikë se pari nga bashkëvendasit e mi, në Polac, të shpalos kandidaturën time për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga radhët e Partisë së Nisma Socialdemokrate!

Bashkëqytetarëve të mi, të gjithë popullit të Skenderajt dhe Republikës së Kosovës ju premtova se ashtu siç isha zëri i tyre në Asamblen Komunale, do të jem zëri i tyre edhe në Kuvendin e Kosovës.
Besimi i tyre sa më bënë ndere më shton edhe përgjegjësi në përfaqësimin dinjitoz në Kuvendin e Kosovës!

Sot,Kosova ballafaqohet me proleme të shumta, siç janë zhvillimi ekonomik, papunësia, probleme të ndryshme sociale-shoqërore, çka dua të theksoj se përveç problemeve të lartë përmendura, sot Kosova ballafaqohet edhe me luftën speciale ndaj vlerave të luftës, luftë kjo, e cila po rrezikon lirinë dhe paqen të cilën e fituam me gjak, djersë dhe mund!

Une, sot jam rreshtuar krah Fatmir Limajt, dhe Nismës Socialdemokrate, për të përfaqësuar zërin dhe besimin tuaj në Kuvendin e Kosovës, për mirëqenien e qytetarëve, prioritetin e zhvillimit ekonomik, dhe jetesën me të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim.

Duke punuar dhe duke u angazhuar për zhvillimin e Kosovës, asesi nuk duhet harruar gjenezën e shtetit tonë, nuk duhet të harrojmë mbrojtjen e vlerave të luftës, nuk duhet shkelur mbi sakrificën e grave dhe burrave qe dhanë gjithçka që ne sot të jemi të lirë dhe të pavarur!

Andaj, me besimin tuaj, do të bejmë me të mirën për të mirën e përgjithshme, dhe për mbrojtjen e vlerave të luftës!

Sot jemi #MeÇlirimtarët, si ata që dikur ishin me popullin dhe me Kosovën, në ditët me të vështira të vendit tonë!

Beqir Veliu #44
Kandidat për Deputet
Nisma Socialdemokrate”, tha Veliu.

/Rtv-Okarina