Bekim Jashari: U prehsh në paqe mikja jonë e pavdekshme Albright

Djali i heroit kombëtar Hamëz Jashari, Bekim Jashari ka shkruar për ndarjen nga jeta të ish sekretares së shtetit amerikan, Madeleine Albright.
Postimi i tij i plotë:
“Lajm tejet i hidhur për shtetin dhe popullin tonë, ndarja nga jeta e mikes sonë të madhe, ish sekretares së SHBA-ve, Madeleine Albright.
Roli i sekretares Albright në ndaljen e gjenocidit serb në Kosovë dhe në rrugëtimin tonë për Liri e Pavarësi ishte i jashtëzakonshëm dhe determinues, ajo kishte një simpati të madhe për popullin dhe shtetin tonë dhe këtë e shprehte hapur çdoherë.
Kontributi i saj, në përkrahje të popullit tonë për çlirim mbetet përherë pjesë e historisë sonë të lavdishme.
U prehsh në paqe mikja jonë e pavdekshme!”/RTV Okarina/