Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ka shprehur ngushëllime për familjen Dërguti pas marrjes së lajmit të ndarjes nga jeta e njërit nga ushtarët e parë të UÇK-së, në Drenicë, Musa Dërguti.
Ky është postimi i plotë:
“Me pikëlloi pa masë lajmi për ndarjen nga jeta të luftëtarit të ditëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtarit dhe atdhetarit tonë Musa Derguti.
Musa Derguti ishte zv/komandant i Batalionit të Parë të Zonës së Drenicës, luftëtar i dalluar dhe shembull për ushtarët tjerë.
Nga viti 2000 deri në vitin 2011, ishte drejtor i shkollës fillore “Shaban Jashari”, ku dha një kontribut të jashtëzakonshëm në udhëheqjen dhe ngritjen e cilësisë në këtë shkollë, duke nxjerrë gjeneratat më të përgatitura që sot kontribuojnë në ndërtimin dhe zhvillimin e komunës dhe shtetit tonë.
Pas vitit 2011 punoi si drejtor në Bibliotekën e qytetit tonë, duke iu shërbyer fëmijëve dhe të rinjve me përkushtim maksimal.
Largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe për komunën tonë, bashkëpunëtorët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
Në emrin tim personal dhe të komunës sonë, familjes, miqve dhe gjithë atyre që e njohën iu shprehi ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e tij nga jeta.
Lamtumirë baca Musë Derguti!”
\RTV-Okarina\