Bekim Jashari prezanton projektin e tij për veteranët e UÇK-së

“Pamje se si do të dukej Kompleksi i Varrezave të Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilin së bashku me OVL-UÇK, dega në Skenderaj kemi hartuar projektin dhe kishim planifikuar ndërtimin e tij afër Kompleksit të Dëshmorëve në Marinë, ku do të varroseshin veteranët e UÇK-së, të vdekur pas luftës sonë.
Ndërtimin e këtij projekti shpresoj që qeverisja aktuale në Skenderaj ta merr me prioritet dhe ta realizojë sa më parë.
Në rrugën tonë të Lirisë dhe Pavarësisë secili ka kontributin dhe meritat e tij, kontributi i secilit është i vlefshëm dhe pjesë e historisë sonë të lavdishme, andaj nuk kemi nevojë të bëjmë asgjë tjetër përveç ruajtjes dhe promovimit të saj.
Ruajtja e identitetit tonë është obligim i secilit prej nesh!
Lavdi secilit të rënë për Liri e Pavarësi, mirënjohje të thellë për secilin që dha kontribut në çlirimin e vendit tonë nga okupatori serb!”