Bekim Jashari përkujton të rënët e lagjeve të Skenderajt

Sot bëhen 23 vite nga rënia e dëshmorëve e martirëve të lagjeve të Skenderajt, të cilët u ekzekutuan nga kriminelët serb, të veshur me rroba të bardha e maska të zeza, shkruan RTV Okarina.

Me këtë rast, ish kryetari i Skenderajt dhe djali i heroit Hamëz Jashari, Bekim Jashari, ka përkujtuar të rënët e këtij krimi, nderkohë që komuna e Skenderajt nuk ma organizuar homazhe dhe nderime për këta dëshmor e martirë të rënë.

Postimi i tij i plotë:

“23 vite nga krimi serb mbi qytetarët e Skenderajt

Sot me nderime e krenari kujtojmë e nderojmë dëshmorët e martirët e lagjeve të Skenderajt të rënë me 20 mars 1999.

Atë kohë pas tërheqjes së vëzhguesve ndërkombëtarë të misionit të OSBE-së, kriminelet serb të veshur me rroba të bardha e maska të zeza kishin filluar në Skenderaj plaqkitjet e maltretimet e qytetarëve duke i ndarë me pas edhe burrat nga gratë, të cilët i kishin dërguar tek pishat dhe atje i kishin ekzekutuar, disa prej tyre i kishin vrarë në shtëpi, e disa tjerë i kishin arrestuar.

Rënia e tyre në altarin e Lirisë është dëshmi e gjenocidit që ka bërë shteti serb në Kosovë.

Lavdi të rënëve për Lirinë e Kosovës!

Foto nga arkivi!” /RTV Okarina/