Në 23 vjetorin e rënies së dëshmorit, Azem Zymberi, ish kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka përkujtuar atë duke shkruar:
“23 vite me parë ra në altarin e Lirisë, dëshmori ynë nga fshati Prelloc, Azem Zymberi.
Sot, njëkohësisht kujtojmë e nderojmë të rënët e masakrës së Kralanit, gjithë dëshmorët e martirët e kombit tonë, të rënët që u sakrifikuan për Lirinë që sot po e gëzojmë.
Respektin e nderimin ndaj të rënëve e dëshmojmë me angazhim maksimal për shtetin tonë, për mirëqenien e qytetarëve e gjeneratave që vijnë.
Lavdi dëshmorit, Azem Zymberi dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të Lirisë!”