Bekim Jashari përkujton dëshmorët Fazli Jakupi e Xheladin Asllani

“23 vite me parë, pas një lufte frontale me çetnikët serb, në fshatin Dashec, ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë, dëshmori Fazli Jakupi, bashkë me babain Haxhiun, vëllaun Muhametin 16-vjeç si dhe dëshmorin Xheladin Asllani, nga fshati Makermal.

Sot me nder e krenari kujtojmë dhe vlerësojmë lartë luftën heroike dhe kontributin e tyre në çlirimin e vendit.

Sot po ashtu kujtojmë e nderojmë edhe ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xheladin Kabashi, si njërin prej shumë të zhdukurve që tash e 23 vite nuk dihet asgjë për fatin e tij, ndërkohë që ende agresori serb nuk ka dhënë përgjegjësi për të zhdukurit tonë që na mungojnë të gjithëve.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve e martirëve të kombit!, ka shkruar Bekim Jashari.