Bekim Jashari nderon dëshmorët dhe martirët e Polacit

Sot, në 23 vjetorin e rënies, bashkë me asambleistë e bashkëpunëtorë, kryetarin e fshatit Isuf Hoti dhe banorë të Polacit, me homazhe nderuam dëshmorët dhe martirët e këtij fshati, të rënë në luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dëshmorët dhe martirët e Lirisë janë pjesë e historisë sonë të lavdishme, nderimi për ta është obligim i ynë moral e institucional.
Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë, ka shkruar djali i heroit kombëtar, Hamëz Jashari, Bekim Jashari.