Bekim Jashari: Masakra e Rezallës është dëshmi se pa sakrificë e gjak nuk ka Liri

 

Në 23 vjetorin e Masakrës së Rezallës, ish kryetar i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me asambleistë, bashkëpunëtorë, veteran e invalid të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve e martirëve, bëri homazhe  në Kompleksin Memorial në Rezallë.

Me këtë rast ai deklaroi se Masakra e Rezallës, bashkë me masakrat tjera që agresori serb bëri mbi civilët shqiptar i dhanë drejtim të ri luftës sonë çlirimtare, duke bindur shtetet e botës demokratike që Serbia po kryente gjenocid në Kosovë dhe se lufta e UÇK-së ishte luftë në mbrojtje të popullit dhe vendit tonë.

Postimi i tij i plotë”

 

“Në 23 vjetorin e Masakrës së Rezallës, bashkë me asambleistë, bashkëpunëtorë, veteran e invalid të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve e martirëve, bëmë homazhe e vendosem lule në Kompleksin Memorial në Rezallë.
Masakra e Rezallës, bashkë me masakrat tjera që agresori serb bëri mbi civilët shqiptar i dhanë drejtim të ri luftës sonë çlirimtare, duke bindur shtetet e botës demokratike që Serbia po kryente gjenocid në Kosovë dhe se lufta e UÇK-së ishte luftë në mbrojtje të popullit dhe vendit tonë.
Ajo është shembull i sakrificës dhe dëshmi se pa sakrificë e gjak nuk ka LIRI. Ajo po ashtu është dëshmi e krimeve dhe gjenocidit që kriminelet serb bënë në Kosovë, duke mos kursyer askënd që fliste shqip e që mbronte pragun e shtëpisë.
Respektin e nderimin ndaj të rënëve e dëshmojmë me angazhim maksimal për shtetin tonë, për mirëqenien e qytetarëve e gjeneratave që vijnë.
Lavdi të përjetshme dëshmorëve e martirëve të Lirisë!”