Bekim Jashari kujton Shaban Jasharin: Rriti trima që mbrojtën atdheun deri në frymën e fundit

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka kujtuar gjyshin e tij, Shaban Jasharin në 98 vjetorin e lindjes.

Jashari thotë se gjyshi i tij arriti që të edukoj shumë breza në fushën e dijes, e edhe rriti trima të cilët mbrojtën atdheun deri në frymën e fundit,

“Baba Shaban tërë jetën e tij ia kushtoi Kosovës, edukimit të brezave të rinj, duke u bërë kështu mësuesi i parë në Drenicë, ideologu që edukoj e frymëzoj shumë breza me vlera tona patriotike, për t’i dalë zot atdheut”, shkroi Jashari, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Bekim Jashari, kujtoi edhe kohën gjyshi i tij bashkë me babain e tij, Hamëz Jasharain e komandantin legjendar Adem Jasharin, qysh në vitet e 90-ta kishin vendosur që të luftojnë për lirinë e Kosovës, e mbështetjen logjistike, sipas Bekimit, e kishin Rifat Jasharin që vepronte e ndihmonte nga Gjermania.

“Baba Shaban, bashkë me djemtë, gratë e familjes, nipa e mbesa, luftuan për tri ditë pa u ndalur kundër një ushtrie të tërë çetnike dhe ra heroikisht për të mbetur përherë pjesë e historisë sonë të lavdishme”, shkroi ai.