Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka dalur më një deklaratë pas votimit në Kuvend të vendimit që FSK të shkojë në misione paqeruajtëse bashkë me ushtrinë amerikane.
“Kjo është një e arritur e radhës e ushtrisë sonë, djemve dhe vajzave të FSK-së, një synim i arritur me sukses, që edhe ne si popull që më së miri ia dijmë vlerën paqes dhe lirisë, përmes FSK-së të kontribuojmë në ruajtjen e paqës në botë”, ka shkruar Jashari.
Ky është postimi i plotë i Jasharit:
Jashtëzakonisht i lumtur që pas vendimit të Kuvendit të Kosovës Ushtria jonë e ndërtuar me shumë mund e sakrificë do t’i bashkohet Gardës Kombëtare të Iowa-së, në misione paqëruajtëse në botë.
Kjo është një e arritur e radhës e ushtrisë sonë, djemve dhe vajzave të FSK-së, një synim i arritur me sukses, që edhe ne si popull që më së miri ia dijmë vlerën paqes dhe lirisë, përmes FSK-së të kontribuojmë në ruajtjen e paqës në botë.
Një falënderim dhe mirënjohje e thellë për SHBA-të, për mbështetjen e tyre të pa rezervë në rrugën tonë të krijimit të ushtrisë sonë shtetërore dhe integrimit të saj ndërkombëtar.
Lavdi të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të Lirisë!
Urime!
/RTV-OKARINA