Bekim Jashari: Izbica vend i sakrificës për Liri

Ish Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Hamëz Jashari në 23 vjetorin e masakrës së Izbicës ka bërë homazhe tek të rënet e kësaj masakte që kriminelët serb bënë mbi civilët shqiptar, shkruan RTV Okarina.
Në një postim në faqen e tij zyrtare në facebook, Jashari ka thënë se Izbica vend i sakrificës për Liri.
Postimi i tij i plotë:
Në Izbicën e sakrificës për Liri, bashkë me asambleistë, bashkëpunëtorë e qytetarë bëmë homazhe tek të rënet e masakrës që kriminelët serb bënë 23 vite me parë, duke kujtuar e nderuar sakrificën e tyre për çlirimin e vendit tonë.
Masakra e Izbicës është shembull i sakrificës sublime dhe dëshmi se pa sakrificë e gjak nuk ka LIRI.
Ajo po ashtu është dëshmia më e mirë e krimeve dhe gjenocidit që kriminelet serb bënë në Kosovë, duke mos kursyer askënd që fliste shqip e që mbronte pragun e shtëpisë.
Sot po ashtu kujtojmë e nderojmë edhe dëshmorët Ajet Beqiri e Sefedin Lushtaku, të cilët ranë për të mbetur përherë pjesë e historisë sonë të lavdishme.
Lavdi të përjetshme dëshmorëve e martirëve të Lirisë!