Bekim Jashari: Idriz Prekazi ishte një punëtor, burrë, prind, mik e shok shembull

Në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të ish veteranit të UÇK-së, Idriz Prekazi, ish kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka përkujtuar atë duke shkruar në facebook:
“Një vit pa mikun tim, veteranin e UÇK-së, Idriz Prekazi
Bashkë me familjen, miqtë dhe shokët, në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta, me homazhe tek varri i tij në Prekaz përkujtuam veteranin e UÇK-së, punëtorin e vyer të KEDS-it, Idriz Prekazi, i cili gjatë orarit zyrtar të punës duke i shërbyer vendit dhe qytetarëve, vdiq në menyrë tragjike pas një incidenti me energji elektrike.
Në nderim të jetës dhe veprës së tij mora pjesë edhe në ndeshjen futbollistike mes “Veteranëve të KF Drenica” dhe “Veteranëve të përfaqësueses së Kosovës”.
Idriz Prekazi ishte një punëtor, burrë, prind, mik e shok shembull për të gjithë, të tillë do ta kujtojmë përherë.
U prehsh në paqe mik i dashur!”