Përmes një popstimi në llogarinë Facebook, Kryetari Jashari ka bërë të ditur që komuna e Skenderajt, përkatësisht Drejtoria e Arsimit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2020-2021.
Për të parandaluar përhapjen e infeksionit COVID-19, Jashari bënë të ditur që janë pajisur me dezinfektues dhe mjete higjienike të gjitha shkollat e komunës Skenderaj, përmes buxhetit të komunës dhe përkrahjes së Ambasades Britanike në Kosovë dhe UNICEF-it.
“Të dashur nxënës e mësimdhënës duke apeluar tek të gjithë për kujdes ndaj pandemisë ju uroj një gjysmëvjetor të mbarë e me shumë suksese!”, shkruan Jashari në Facebook.
/RTV-Okarina/