Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi në llogarinë e tij në “facebook”, ka ftuar bashkëatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, të japin kontributin e tyre përmes postës për pjesëmarrje në zgjedhje, me votën e lirë.
Ky është postimi i plotë i Jasharit:
“E dashur diasporë,
Bashkëqytetarë̈ të Skenderajt, shtetas të Republikës së Kosovës me të drejtë vote që jetoni e veproni në diasporë,
Ka mbetur vetëm edhe një ditë kohë për t’u regjistruar si votues me postë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Andaj, me qëllim të pjesëmarrjes aktive në demokracinë̈ përfaqësuese dhe njëherësh të drejtës kushtetuese për të votuar, për ata që nuk mund të vinë të votojnë̈ në Kosovë me 17 tetor, ju ftoj të regjistroheni për votim si votues jashtë̈ vendit, deri nesër, me 18 gusht 2021 përmes linkut: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per…/votimi-me-poste/.
Po ashtu, Komisioni Qendror i zgjedhjeve, ofron mundësinë̈ e ndryshimit të votimit, nëpërmjet linkut http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index. Ndryshimi i vendit të votimit mund të bëhet deri më 7 shtator 2021.
Diaspora për Idealin tonë!”
\RTV-Okarina\