Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi në llogarinë e tij në “facebook”, ka ftuar bashkëatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, të japin kontributin e tyre përmes postës për pjesëmarrje në zgjedhje, me votën e lirë.
Ky është postimi i plotë i Jasharit:
E dashur diasporë,
Bashkëqytetarë të Skenderajt, shtetas të Republikës së Kosovës me të drejtë vote që jetoni e veproni në diasporë,
Jemi në prag të zgjedhjeve lokale, të cilat mbahen më 17 Tetor 2021 e të cilat determinojnë fatin e komunës sonë për 4 vitet e ardhshme. Prandaj është esenciale për zgjedhjet, demokracinë dhe qeverisjen e mirë që secili të jap kontributin e tij përmes pjesëmarrjes në zgjedhje, me votën e lirë.
Afati për aplikim për regjistrim të votuesve jashtë vendit për zgjedhjet lokale, ka filluar dhe zgjat deri më 18 gusht 2021.
Andaj, me qëllim të pjesëmarrjes aktive në demokracinë përfaqësuese dhe njëherësh të drejtës kushtetuese për të votuar, për ata që nuk mund të vinë të votojnë në Kosovë me 17 tetor, ju ftoj të regjistroheni për votim si votues jashtë vendit, deri më 18 gusht 2021. https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per…/votimi-me-poste/.
Po ashtu, Komisioni Qendror i zgjedhjeve, ofron mundësinë e ndryshimit të votimit, nëpërmjet linkut http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index. Ndryshimi i vendit të votimit mund të bëhet deri më 7 shtator 2021.
Diaspora për Idealin tonë!
\RTV-Okarina\